Veprimtari i çështjes kombëtare, njëherësh ish- burgosur politik, përkatësisht ish- bashkëpunëtori i Adem Demaçit, Pajazit Jashari, ka shfrytëzuar profin e tij në rrjetin social Facebook për të apeluar tek qytetarët e Kosovës që ken kujdes e të mos provokojnë incidente karshi bashkëqytetarëve serbë në Kosovë, sepse sipas tij, kjo është dëshira e Serbisë, në krye me Vuçiqin, shkruan KosovaPost.
“Vuçiçi është i interesuar të ngjallë te urrejtje të shqiptarëve ndaj komunitetit sërb në Kosovë, Vuçiqi po e këron një ‘ dejavu’ të “Panda 2″! E, në rastin më të mirë për një 14 Mars të dytë”, ka shkruar ai.
Ky është reagimi i plotë i aktivistit Pajaziti:
Vuçiq me zhurmën e tij nuk po don luftë, por “Panda”
Vuçiiq është i interesuar të ngjallë urrejtje të shqiptarëve ndaj komunitetit sërb në Kosovë, Vuçiqi po e kërkon një ‘ dejavu’ të “Panda 2″! E, në rastin më të mirë për një 14 Mars të dytë.
Ku një situatë e tillë do të kishte pasoja katastrofale për ndarjen e Kosovës.
Në këtë kuadër, sot, është detyrë e jona kombëtare që mos të t’ia jëtësojmë këtë synim eksponentit të Sheshelit e të Miloshoviqit; pra provokimi inidenteve është në shërbim të projektit të apraratit shteteror të Serbisë.
Pra, ne nuk duhet urrejtja ndaj bashkqytetarëve serb të Kosovës.
Kushdo që provon të ngjallë urrejtje ndaj qytetarëve serbë, punon për ” pandën2″ të Vuçiçit ose është injorant, për mos me thënë edhe njeri i ligë dhe frikacak.
Një gjë që se bënë kurrë vajzat e djemt e UÇK- së, as atëhere kur bebet, prindërit, motrat e vëllezërit e tyre preheshin në fytë nga falangat e Millosheviçit.
Është e domosdoshme e edhe urgjente që çdo Parti të thrras mbledhje me anëtarësitë e tyre: që të përmbahen njerëzit nga urrejtja për qytetarët tonë serbë.
Çdo dalje nga kontrolli të turmave, të gjithë jemi fajtor, për projektet fashiste të Vuçiçit.