Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëroi KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ankesën e ka dorëzuar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Veprimet e Listës Serbe janë kundër ligjore, kundër kushtetuese dhe ne si subjekt politik kemi bërë një ankesë kundër vendimit të PZAP-së dhe presim që Gjykata Supreme të merr vendim meritor në përputhje me legjislacionin në fuqi”, tha Sallahu.
“Jemi të vetëdijshëm që kjo ankesë nuk është komplet sipas standardeve procedurale të paraqitura deri më tash në Gjykatën Supreme, mirëpo duhet të themi se edhe veprimet e kundërligjore dhe antikushtetuese dhe janë të nivelit të atillë që cenojnë sigurinë nacionale, prandaj po kërkojmë nga Gjykata Supreme që mbi bazën e saj të bëjë vlerësimin kundërligjor të Listës Serbe, të merr vendim dhe të krijojë aso procedura që i përgjigjen situatës reale në terren” tha Sallahu.
Më 25 dhjetor, PZAP-ja të aprovojë ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.
Sipas arsyetimit të këtij mekanizmi, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.