Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

    Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Bajqinovci: Me qeverinë Kurti, Kosova ka shënuar përparime gjigante

    Bajqinovci kritikon Osmanin: Takime me qytetarë, jo vetëm kur fillojnë zgjedhjet

    Katër shtetas shqiptarë arre*stohen në Serbi për `nxitje urrejtjeje`

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti: Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999

    Sekuestrohen 2 kg he*roinë, ar*më dhe mu*nicion në Suharekë

    Meloni e shpall kanditaturën për zgjedhje evropiane

    Qeveria e Melonit pëson “tërmet” pas humbjes në referendu, kush janë ministrat që dhanë dorëheqjen

    Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan

    Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

    Erdogan: Nuk do të përfshihemi në luftën që ka të bëjë me mbijetesën politike të Netanyahut

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

VV-ja përkrah protestën në Tiranë, qëndrimi për Gjykatën mbet i pandryshuar

15 Tetor 2025, 22:11
në Kryesore, Lajme
Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar mbështetjen për qytetarët që do protestojnë në Tiranë më 17 tetor në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ritheksuar qëndrimin e saj të pandryshuar kundër Gjykatës Speciale, përcjell KosovaPost.

Në një njoftim, VV kujtoi se kjo gjykatë nuk ka ardhur si nevojë e brendshme apo automatike, por ka rrjedhur nga një rezolutë e vitit 2008, e propozuar fillimisht nga përfaqësuesi i Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe më pas e miratuar në vitin 2011 përmes raportit të senatorit Dick Marty.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Pretendimi se brenda saj ka ekzistuar një grup i strukturuar kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale,” thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që protestojnë e kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë. Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.

Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme. Në anën tjetër, pretendimi i Prokurorisë se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal është i pasaktë dhe i padrejtë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje kriminale dhe nuk ka pasur struktura të tilla.

Përkundrazi, për krime të luftës duhet të gjykohet Serbia, ajo është shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive e sistematike ndaj popullit të Kosovës.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.

Por, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si atëherë më 2015, si sot më 2025, është e palëkundur se drejtësia duhet të ndriçojë të vërtetën dhe e vërteta nuk ka si të jetë ndryshe veçse në anën e luftës dhe përpjekjes së paepur të popullit të Kosovës për çlirim e pavarësi sikur popujt e tjerë.

Në anën tjetër, institucionet e Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, i Këshillit të Evropës, i OSBE-së, i NATO-s e shumë pranë Bashkimit Evropian, kanë përgjegjësi dhe mundësi që këtë çështje ta ngrejnë në këto forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

Po ashtu shtetet mike të Kosovës që tashmë gëzojnë anëtarësi në këto organizata, duhet të bëjnë shumë më tepër për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë dhe për të çuar përpara drejtësinë. Njëjtë siç duhet bërë më shumë në këto forume për njohjen e gjenocidit dhe gjykimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë e në mbarë Ballkanin.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

29 minuta më parë
Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

39 minuta më parë
Bajqinovci: Me qeverinë Kurti, Kosova ka shënuar përparime gjigante

Bajqinovci kritikon Osmanin: Takime me qytetarë, jo vetëm kur fillojnë zgjedhjet

50 minuta më parë
Katër shtetas shqiptarë arre*stohen në Serbi për `nxitje urrejtjeje`

Katër shtetas shqiptarë arre*stohen në Serbi për `nxitje urrejtjeje`

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH