Nuk ka kaluar propozimi i deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave të tërhiqet.
Në momentin e votimit në sallë ishin 77 deputetë.
Pro votuan deputetët e opozitës, ndërsa kundër partia në pushtet.
Më saktësisht pro këtij propozimi votuan 25 deputetë, kundër 50 dhe 3 abstenuan.