Luis Solari, ish-kryeministri dhe ish-ministri i shëndetësisë nga Republika e Peru-së, mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Solari në mesazhin e tij ka thënë se administrata publike edhe qeverisja në Kosovë janë me të vërtetë shumë të mira dhe janë arritur qëllime të mira. Tutje ai ka thënë se Kosova ka vendin e saj, vend i fituar falë lidershipit të tanishëm dhe qëllimeve dhe objektivave të mira që keni realizuar.
Po ashtu edhe Siniša Hajdaš Dončić, lideri i Partisë Socialdemokrate Kroate (SDP), mbështetë VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin si kryeministër të Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se miqësia mes Kroacisë dhe Kosovës është e gjatë dhe e frytshme, e do të vazhdojnë të përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane.