Ajo që i pret Xavi Hernández në ndeshjet e ardhshme është e jashtëzakonshme. Dhe pikërisht konfirmimit, siç kishte raportuar “AS” se Memphis Depay do të mungoj për një muaj minimalisht për shkak të një dëmtimi shtohet edhe vendimi për të shtyrë rikthimin e Ansu Fatit, kështu që nuk do të rishfaqet deri në vitin 2022, shkruan KosovaPost.
Një situatë jashtëzakonisht delikate, pasi me humbjet e Braithwaite dhe Kun Ageero, tani për tani, trajneri i “Blaugranasve” ka vetëm një sulmues në skuadër e që është ai i shumëkritikuari, Luuk de Jong.
Vendimi për të shtyrë rikthimin e Ansu Fatit, ku sulmuesi kishte planifikuar të rishfaqet më 18 dhjetor kundër Elçes është rënë dakord mes stafit dhe vetë lojtarit. Ata nuk duan të rrezikojnë me sulmuesin e ri dhe siç ka paralajmëruar vetë Xavi, ai do të kthehet vetëm kur të jetë qind për qind. Prandaj, pavarësisht nga prognoza fillestare që ishte katër deri në gjashtë javë, përfundimisht do të përfundoj duke u zgjatur në tetë javë.
Synimi për momentin është që Fati të mund të luaj për pak minuta në ndeshjen e parë të vitit 2022, që do të luhet më 2 janar në Mallorca.