• Të fundit
  • Në Fokus
  • Të gjitha
  • Në Fokus
Vushtrria merr vendim, kush lajmëron korrupsionin fiton 5 mijë euro shpërblim

Xhafer Tahiri: Plani Zhvillimor Komunal i Vushtrrisë tashmë është në duart e prokurorisë, bashkë me shumë vepra të tjera të qeverisjes së kaluar

9 February, 2019
Nisma vazhdon të përkrahë Haradinajn për çështjen e taksës 100%

Nisma vazhdon të përkrahë Haradinajn për çështjen e taksës 100%

20 February, 2019
‘Veseli për agjendat e tij personale ka dështuar punën e Kuvendit’

Vjosa Osmani: Një bashkëpunim i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm

20 February, 2019
City fiton spektaklin ndaj Schalkes

City fiton spektaklin ndaj Schalkes

20 February, 2019
Ja një video që tregon se si funksionon smartfoni i palosshëm i Samsungut

Ja një video që tregon se si funksionon smartfoni i palosshëm i Samsungut

20 February, 2019
Rugova i reagon ashpër Thaqit; Je manipulant, gënjeshtar kronik dhe i mjerë!

Rugova i reagon ashpër Thaqit; Je manipulant, gënjeshtar kronik dhe i mjerë!

20 February, 2019
Arma vdekjeprurëse e Putinit kundër NATO-s

Putin: SHBA në shënjestër nëse vendos raketa në Evropë

20 February, 2019
PD zgjedh sot kryesinë, Basha lexon emrat e të ‘preferuarve’

Dorëhiqet Lulzim Basha, djeg mandatin e deputetit

20 February, 2019
Bytyqi: Vendimi për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit është i pabazuar dhe i gabueshëm

MASHT-i do ta shqyrtojë mundësinë e futjes së Edukatës Shëndetësore si lëndë në shkolla

20 February, 2019
Ky është kodi që ju tregon se telefoni juaj është duke u përgjuar

Nëse nuk shfrytëzoni telefonin, shpërbleheni me tortë falas në Skënderaj

20 February, 2019
Tahiri: Bisedimet me Serbinë po shkojnë keq

Tahiri thotë se Millosheviq ka dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, nuk do të ketë luftë

20 February, 2019
hashim thaqi

Sonte në mesnatë, afati i fundit për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga Presidenti

20 February, 2019
Daçiq: BE të mbajë qëndrim neutral ndaj ushtrisë së Kosovës

Daçiq: Idenë për kufijtë e dhash para dy vjetësh, mund të kalojë në referendum

20 February, 2019
Thursday, February 21, 2019
Kosovapost
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Kosovë
    • Rajon
    • Sociale
    Nisma vazhdon të përkrahë Haradinajn për çështjen e taksës 100%

    Nisma vazhdon të përkrahë Haradinajn për çështjen e taksës 100%

    ‘Veseli për agjendat e tij personale ka dështuar punën e Kuvendit’

    Vjosa Osmani: Një bashkëpunim i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm

    Rugova i reagon ashpër Thaqit; Je manipulant, gënjeshtar kronik dhe i mjerë!

    Rugova i reagon ashpër Thaqit; Je manipulant, gënjeshtar kronik dhe i mjerë!

    Arma vdekjeprurëse e Putinit kundër NATO-s

    Putin: SHBA në shënjestër nëse vendos raketa në Evropë

    PD zgjedh sot kryesinë, Basha lexon emrat e të ‘preferuarve’

    Dorëhiqet Lulzim Basha, djeg mandatin e deputetit

    Bytyqi: Vendimi për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit është i pabazuar dhe i gabueshëm

    MASHT-i do ta shqyrtojë mundësinë e futjes së Edukatës Shëndetësore si lëndë në shkolla

    Ky është kodi që ju tregon se telefoni juaj është duke u përgjuar

    Nëse nuk shfrytëzoni telefonin, shpërbleheni me tortë falas në Skënderaj

    Tahiri: Bisedimet me Serbinë po shkojnë keq

    Tahiri thotë se Millosheviq ka dhënë sinjale se nëse Kosova jep veriun, nuk do të ketë luftë

    hashim thaqi

    Sonte në mesnatë, afati i fundit për nënshkrimin e Ligjit të Pagave nga Presidenti

  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Shëndetësi
  • Kulturë
    • Art dhe letërsi
    • Magazinë
    • Fotografia e ditës
    • Kuriozitete
    • Kalendari Historik
  • OP / ED
  • Intervistë
  • Video
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezutlatet
Kosovapost
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezutlatet
Fillimi Intervistë

Xhafer Tahiri: Plani Zhvillimor Komunal i Vushtrrisë tashmë është në duart e prokurorisë, bashkë me shumë vepra të tjera të qeverisjes së kaluar

9 February, 2019
në Intervistë, Kryesore, Lajme
Vushtrria merr vendim, kush lajmëron korrupsionin fiton 5 mijë euro shpërblim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

KosovaPost sjellë vazhdimin e intervistës me kryetarin  e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Kësaj radhe, Tahiri flet për projektet e realizuara deri më tani, planifikimet në të ardhmen që do të realizohen deri në fund të mandatit të tij, si dhe thekson një fenomen shqetësues: neglizhencën e prokurorisë së Kosovës për rastet e keqpërdorimeve, të raportuara në këtë institucion, por i cili deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

KosovaPost: z. Tahiri, që nga fillimi i mandatit tuaj si kryetar keni raportuar për një sërë parregullsish që i keni identifikuar në Komunën e Vushtrrisë nga qeverisja e kaluar. Keni premtuar se do t’i ndalni parregullsitë, kontratat e dyshimta, si dhe se do të jeni i pa kompromis ndaj korrupsionit. Çfarë keni bërë deri më tani në këtë drejtim?

Xhafer Tahiri: Ne kemi ardhur me një zotim për një qeverisje të hapur, transparente, me duar të pastra dhe qytetarët e Vushtrrisë i kanë besuar këtij vizioni. Sot Komuna e Vushtrrisë vlerësohet nga partnerët si USAID dhe Demokracia Plus që monitorojnë transparencën dhe llogaridhënien, e sidomos në prokurim publik komuna e jonë është me transparencën më të lartë dhe zbatimit të ligjit në prokurim publik në krejt Kosovën. Të paktën tri lëndë i kam dërguar në prokurorinë e Kosovës për parregullsitë që i kam gjetur këtu, duke nisur nga rrënimi i stacionit të autobusëve – dëmtimi i pronës atje, kalldrëmi që është zhdukur nga qyteti i Vushtrrisë, etj. Po bëhet gati një vit që ende nuk kam marrë asnjë përgjigje nga prokuroria dhe nuk dimë nëse kanë filluar hetimet për këto raste. Por, kurdo që do të hasim në parregullsi ne do t’i paraqesim para organeve të drejtësisë. Po ashtu kemi, ne kemi themeluar një çmim prej 5 mijë eurove për këdo që e raporton korrupsionin, keqpërdorimin në Komunën e Vushtrrisë dhe normalisht, që arrin ta dëshmojë këtë. Kemi bashkëpunim të ngushtë me USAID për të hartuar procedurat e raportimit dhe me policinë e Kosovës, po ashtu.

KosovaPost: Sa është e lehtë të luftohet korrupsioni dhe të paraqiten para organeve kompetente raste të dyshuara për korrupsion, dhe sa mendoni se janë të besueshme dhe kredibile institucionet tona nëse tash e një vit – siç deklaruat -, nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për tri lëndët që i keni dërguar në prokurori?

Xhafer Tahiri: Unë dua të besoj në kredibilitetin e institucioneve që janë të thirrura për ta zbatuar ligjin dhe njëkohësisht iu bëjë thirrje të veprojnë, ose të thonë se nuk kanë elemente të veprës penale dhe ta mbyllin rastin. Sigurisht se zbulimi i korrupsionit nuk është një çështje e lehtë. Është një prej veprave më të rënda që të zbulohet në korpusin e të gjitha veprave penale, por unë do të vazhdoj të besoj që institucionet e Republikës së Kosovës kanë kapacitetin dhe duhet që ta luftojnë korrupsionin.

KosovaPost: Sot jeni kryetar i Komunës së Vushtrrisë, por kur ishit pretendent për këtë pozitë akuzonit se ka pasur keqmenaxhim, ka pasur korrupsion nga PDK që ka udhëhequr me këtë komunë, ka pasur afera të ndryshe. Nga këndvështrimi i sotshëm në krye të këtij institucioni sa i jepni të drejtë vetes?

Xhafer Tahiri: Kur është fjala për keqmenaxhim, mendoj se kam pasur shumë të drejtë. Shihni sot qytetin e Vushtrrisë, është komplet veriu i Kosovës dyndet në dy shirita përgjatë rrugës Prishtinë – Mitrovicë. D.m.th nuk është bërë me kohë planifikimi për zgjerimin e rrugës brenda qytetit dhe sot krejt qyteti vuan gjatë verës për shkak se ka kolona të gjata, trafik të ngarkuar. Ky është element i keqplanifikimit dhe keqmenaxhimit të qytetit. Kemi gjetur Harta Zonale, Planin Zhvillimor Komunal (PZHK)e kemi  gjetur nga një kompani e cila nuk ka marrë përgjegjësi. Komuna e ka paguar PZHK, mbi dhjetë mijë euro, e kompania që e ka hartuar ka thënë se nuk mund ta hartojë një plan të tillë komunal sipas kërkesave të Komunës. Imagjinoni, Komuna i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë që çdo pronë e ish AKP-së me qenë zonë ndërtimore. Zona përreth lumit Sitnica me qenë sa më e ngushtë zona e gjelbër. Dhe kërkesa të tjera absurde… dhe kompania ka thënë se me keqardhje, por nuk mund të hartohet një plan zhvillimor komunal me këto kërkesa. Dhe çfarë ka bërë Drejtoria e Urbanizmit, dërgon një Plan Zhvillimor Komunal në Kuvend dhe aprovohet, pa i njoftuar asamblistët se ky plan nuk është hartuar nga një kompani profesionale,por është hartuar nga vetë disa njerëz brenda drejtorisë aty. Dhe, ky është një shembull eklatant i keqmenaxhimit sepse PZHK është baza e zhvillimit.

KosovaPost: Pra, 10 mijë euroshi do të ishte dëmi më i vogël që ka mundur t’i shkaktohet Komunës së Vushtrrisë nëse ky plan do të vazhdojë të zbatohet?

Xhafer Tahiri: Ky plan është në zbatim për fat të keq. Plani Zhvillimor Komunal mund të aprovohet një herë, të rishikohet një herë dhe tashmë janë ndaluar këto plane zhvillimore komunale. Por, kur është votuar asambleistët nuk kanë qenë të njoftuar me letrën e kompanisë

KosovaPost: Por, pasi që tashmë ka fakte të reja që asamblistët nuk i kanë ditur më parë, a nuk do të mund të pezullohet dhe asambleja komunale të votojë sërish për një plan të ri?

Xhafer Tahiri: Ne do të shohim. Unë e kam dërguar lëndën në prokurori dhe në krimet ekonomike për të parë nëse në këtë rast ka pasur qëllime të tjera. Ende po presim edhe për këtë rast. Këtë e kam kuptuar kohëve të fundit dhe tash së fundmi e kam dërguar në prokurori.

KosovaPost: Këto mund të kenë qenë edhe raste që ju kanë marrë kohë dhe mund të kenë ndikuar në përmbushjen e premtimeve për realizimin e projekteve të premtuara

Xhafer Tahiri: Ne jemi zotuar  për një komunë të hapur, transparente dhe këtë po e realizojmë çdo ditë. Ky është proces. Komuna e Vushtrisë më nuk i shërben katër njerëzve siç ka qenë deri më tani. Sot, Komuna është e qytetarëve, është e hapur dhe secili qytetarë mund të ketë qasje edhe tek kryetari i Komunës, apo tek secili drejtor. Sot, Komuna reagon qoftë edhe kur një qytetar shkruan në rrjetet sociale të kryetarit të komunës për një problem të tij. Pra, jemi duke e ndryshuar perceptimin për një komunë që reagon gjithmonë, një komunë që i përgjigjet qytetarit brenda mundësive që i ka. Ne nuk mund t’i zgjdhim krejt problemet që janë në komunën tonë për një periudhë të shkurtër. Duhet kohë, duhet krijuar një sistem. Probleme do të ketë gjithmonë, por ne gjithmonë do të kemi zgjidhje për ato probleme. Kemi krijuar një kulturë të përgjigjes së shpejtë të Komunës tek qytetari, për çdo gjë. Dhe kjo ka qenë e paimagjinueshme më parë. Në të kaluarën nëse nuk e ke pasur dikë brenda në komunë që ka intervenuar… kanë qenë 2-3 njerëz që janë pyetur çfarë bëhet në Komunë.

KosovaPost: Sa është modernizuar sistemi i shërbimeve?

Xhafer Tahiri: Modernizimi i shërbimeve ka qenë premtim i joni të cilin e kemi realizuar. Vitin e kaluar kemi kryer 70 mijë shërbime të administratës dhe nuk është pritur më shumë se 5 minuta për të marrë një shërbim brenda administratës komunale. Sot kemi një administratë shumë moderne, me sistem elektronik të menaxhimit të radhëve dhe asnjë shërbim nuk vonohet më tepër se 5 minuta për t’u ofruar tek qytetari sepse e kemi kohën e matjes për këto shërbime. Po e modernizojmë edhe kadastrën dhe vërtetë sot Komuna e Vushtrrisë ngjanë në një komunë moderne, evropiane për cilësinë dhe mënyrën e kryerjes së shërbimeve. Kemi adaptuar modelin suedez, kemi partneritet me një komunë atje, kemi krijuar qendrën për shërbim të qytetarëve, qendrën për thirrje pa pagesë në Komunë për qytetarët. Me këta hapa e kemi bërë komunën shumë transparente dhe llogaridhënëse për qytetarët. Premtimet e tjera që po i realizojmë, e të cilat mendoj që do të jenë shumë të rëndësishme, është zona ekonomike që do të thithë investime. Me sugjerim edhe të miqve tanë të SHBA’ve, patëm sugjeruar që Zona Ekonomike Amerikane të bëhet në Vushtrri. Vendimi i qeverisë ishte që kjo zonë të shkojë në Gjakovë. Jam i lumtur që Gjakova ka përfituar nga kjo, por ndjehem keq që Vushtrrinë e privuan nga kjo zonë ekonomike. Ka pasur mundësi që të bëhej në të dy komunat. Fundja nuk mund t’ua imponosh bizneseve se ku duhet të veprojnë. Ata duhet vetë të vendosin se çka është e favorshme për ta, Gjakova apo Vushtrria. Por, mendoj që do të duhej të ishin dy alternativa. Përtej kësaj, ne jemi duke e bërë një zonë tjetër ekonomike që ka qenë premtim i jonë elektoral dhe tash besoj  se brenda një muaji do të nisin investimet, një investim rreth 1.3 milionë euro dhe do ta kemi vendosjen e bizneseve. Ky investim planifikohet të përfundojë brenda 3 viteve të ardhshme, por ne do të fillojmë qysh tash t’i ndajmë parcelat e bizneseve në atë zonë, në mënyrë që ata të planifikojnë dhe të ecin paralelisht.

KosovaPost: Pse një investitor duhet të vjen në Vushtrri, cilat janë parakushtet që i plotëson kjo komunë e që nuk mund t’ia ofrojnë komunat e tjera?

Xhafer Tahiri: Vushtrria është shumë afër qendrës, është shumë afër aeroportit, ka qasje në autostradë, ka qasje në hekurudhë. Nëse ka interesim për t’u investuar në bujqësi, ka tokë pjellore, ka një traditë dhe një forcë të kualifikuar të punëtorëve. Taksa komunale është zero në Vushtrri dhe investitorët nuk do të ballafaqohen asnjëherë me ndonjë kërkesë për mito…. Zonat ekonomike janë shumë të rëndësishme për shkak se komunat nuk kanë shumë toka për t’iu dhënë bizneseve që ta ushtrojnë veprimtarinë biznesore. Kanë shumë pak hapësira publike që kanë në dispozicion për t’iu dhënë bizneseve. Dhe ekzistimi i zonave ekonomike na e mundëson neve që edhe t’ua ofrojmë shërbimet sic janë rryma, uji, kanalizimet dhe infrastruktura, edhe njëkohësisht t’ia japim tokën një biznesi që tashmë është i etabluar mirë dhe vjen e zgjerohet në Vushtrri…./KosovaPost

Të ngjajshmeArtikuj

Nisma vazhdon të përkrahë Haradinajn për çështjen e taksës 100%
Kryesore

Nisma vazhdon të përkrahë Haradinajn për çështjen e taksës 100%

nga Kosova Post
20 February, 2019
‘Veseli për agjendat e tij personale ka dështuar punën e Kuvendit’
Kryesore

Vjosa Osmani: Një bashkëpunim i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm

nga Kosova Post
20 February, 2019
City fiton spektaklin ndaj Schalkes
Sport

City fiton spektaklin ndaj Schalkes

nga Kosova Post
20 February, 2019
Ja një video që tregon se si funksionon smartfoni i palosshëm i Samsungut
Tech

Ja një video që tregon se si funksionon smartfoni i palosshëm i Samsungut

nga Kosova Post
20 February, 2019
Postimi radhës
‘Lamtumirë’ Milan! Ky lojtar po transferohet në Angli

Zbulohet: Ja pse Romagnoli refuzoi Juventusin verën e kaluar

OPINIONE analiza

A janë këto shenja, për një konflikt të ri në Ballkan?

A janë këto shenja, për një konflikt të ri në Ballkan?

nga Kosova Post
19 February, 2019

Abdullah Klinaku

Nacionalizimi serb për dallim nga ai shqiptar

nga Kosova Post
19 February, 2019

Çka është shteti dhe a është Kosova shtet sovran dhe i pavarur!

Çka është shteti dhe a është Kosova shtet sovran dhe i pavarur!

nga Kosova Post
18 February, 2019

‘Kosova duhet të qëndrojë në kurs’

‘Kosova duhet të qëndrojë në kurs’

nga Kosova Post
17 February, 2019

Kosovapost

© 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Harta e faqes

  • Fillimi
  • Impresum
  • Kontakt

Na ndiqni

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezutlatet
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Shëndetësi
  • Kulturë
    • Art dhe letërsi
    • Magazinë
    • Fotografia e ditës
    • Kuriozitete
    • Kalendari Historik
  • OP / ED
  • Intervistë
  • Video

© 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara