Xhamia që ndodhet në Lubin të Shkupit (Maqedonia e Veriut) nga sot do të mban emrin: Xhamia: “Myftiu Muamer Zukorliq”. Ky vendim është marrë me pëlqimin e familjes së Myftiut, si dhe me pëlqimin e anëtarëve të bordit të xhamisë, njofton Kosova Post.
Është bërë e ditur se së shpejti do të vendoset një pllakë mermeri me emrin e ri të xhamisë.
Njoftimin e Xhematit të Lubinit po e përcjellim në tërësi.
“Kemi kërkuar një kohë të gjatë si komitet xhamie, duke shqyrtuar propozime dhe sugjerime të ndryshme, duke filluar nga: sahabët, ulematë, dëshmorët etj. Se çfarë emri do të mbante xhamia jonë.
Me emrin e Allahut të Madhëruar, djali më i mirë nga Sanxhaku u shpërngul në ahiret. Myftiu Muamer Zukorliq, njeri që me jetën dhe veprën e tij kontribuoi shumë në përhapjen dhe ruajtjen e fesë së Allahut. Nëse do të rendisnim gjithçka që ai bëri në 51 vitet e jetës së tij, sigurisht që do të ishte më mirë për ne të fillonim të shkruanim librin.
Me pëlqimin e familjes së Myftiut, si dhe me pëlqimin e anëtarëve të bordit të xhamisë sonë, xhamia e vendosur në fshatin Lubinë, fshat në Shkup (Maqedonia e Veriut), nga sot do të emërtohet:
Xhamia: “Myftiu Muamer Zukorliq”
Dashtë Zoti, së shpejti do të presim tabelat e mermerit, të cilat do të vendosen në xhaminë tonë.
I nderuar Myfti, lusim Allahun e Madhëruar që t’ju dhurojë hapësirat e Xhenetit, Xhenetul Firdeus. Ju vërtet e meritoni që emri juaj të përmendet dhe të jeni shembull për brezat e ardhshëm, kanë shkruar anëtarët e Komitetit të Xhematit të Lubinës./Kosova Post/