Xhamia Xhihangir në Beyoglu të Stambollit (VIDEO)

Xhamia Xhihangir në Beyoglu të Stambollit (VIDEO)

Xhamia Xhihangir ndodhet në lagjen Purtelas të bashkisë Beyoglu të Stambollit. Xhamia e parë ishte ndërtuar nga ana e arkitekt Sinanit me urdhër të Sulltan Sulejmanit në vitin 1559.

Më pas kjo xhami ishte rrënuar disa herë në tërmetet dhe zjarret që ranë dhe së fundmi ishte rinovuar nga ana e Sulltan Abdulhamiti i 2-të në vitin 1889. Xhamia e sotme është në formë të drejtkëndëshit dhe ndodhet në një vend të pjerrët.

Oborri i xhamisë është i rrethuar me mure mbajtëse dhe ka dy hyrje.  Qoshet e 4 qemerëve të kubesë, diametri i të cilës është 14 m, janë në formë kulle. Muret e qemerëve janë të mbuluara me një gamë të gjerë të dritareve të zbukuruara nga pjesa e epërme, ndërsa kubeja është e mbuluar me plumb.

Çezma e xhamisë është e ngjitur me mur. Xhamia ka dy minare me nga dy sherefe.

 

You may also like

Edhe Jakup Krasniqi del kundër Thaçit

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka