Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho shkruan se keqqeverisja dhe lidhjet e forta me krimin e kanë bërë Tiranën të pajetueshme për qytetarët e saj.
Aj shton se Tirana e kullave që ngrihen me para të pista dhe inceneratorit që nuk ka ekzistuar kurrë është sot kryeqyteti me koston më të lartë të jetesës në rajon.
Xhixho: Keqqeverisja dhe lidhjet e forta me krimin e kanë bërë Tiranën të pajetueshme për qytetarët e saj. Tirana e kullave që ngrihen me para të pista dhe inceneratorit që nuk ka ekzistuar kurrë është sot kryeqyteti me koston më të lartë të jetesës në rajon.
Sipas indeksit të Numbeos, Tirana është më e shtrenjtë se Beogradi, Shkupi, Sarajeva, Podgorica, madje lë pas edhe Sofjen, Bukureshtin dhe Budapestin.
Pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit ka ngritur çmimin e banesave duke e bërë të pamundur blerjen e një apartamenti. Një çifti të ri i duhen 70 vjet për të blerë një shtëpi në Tiranë. Nga 1000 euro për metër katror, sot çmimi ka arritur në 4 000 euro për metër katror.
Një banori të Tiranës i kushton shumë më shtrenjtë jeta e përditshme se çdo banori të kryeqyteteve të rajonit, por paguhet shumë më pak se secili prej tyre.
Ne kemi pensionet dhe pagat më të ulëta në rajon, por çmimet më të shtrenjta. 43% e të ardhurave mujore të qytetarëve shkojnë për blerjen e ushqimeve.
Ndaj Partia e Lirisë ka një plan konkret për uljen e kostos së jetesës për qytetarët dhe në veçanti për çiftet e reja.
✅ Ne do të ofrojmë shtëpi për çiftet e reja sipas modelit hungarez, duke krijuar një fond banesash për ta përmes blerjes në kosto të banesave të pashitura.
✅ Ne do të ofrojmë kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.
✅ Gjithashtu shpenzimet për ushqime bazë do të rimbursohen 5%. Shpenzimet për “shportën e bebes” do të rimbursohen 10%.
✅ Me shportën e bebes, do u vijmë në ndihmë çifteve të reja, duke ulur koston e rritjes së fëmijëve.
✅ Do të trefishohet bonusi i bebes.
✅ Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes.
✅ Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë, ulje taksash në pagë dhe të ardhurave.
✅ Ne do të rrisim buxhetin për arsimin. Investimet në arsim dhe kërkim shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB. Aktualisht, buxheti i arsimit është më i ulëti në rajon.
✅ Gjithashtu do të mundësojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla sipas modelit europian.
Me programin tonë me “5 prioritete për 4 milionë shqiptarë +”, ne do e kthejmë qeverisjen në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të klientëve dhe oligarkisë, sikundër është sot.