Rrugëtimin për në karrierë e nisi në futboll, për të vazhduar sot në Shtëpinë e Zotit, histori kjo mjaft interesante e ish-yllit të Manchester United, Philip Mulryne, përcjell KosovaPost.
Për shumë futbollistë është karakteristikë që pasi e përfundojnë aktivitetin e tyre në futbollin profesionist ata pastaj kalojnë në trajnerë apo drejtorë të klubeve.
Por, e njëjta praktikë nuk vazhdoi me Mulryne, i cili pas daljes në pension është zyrtarizuar si një prift.
Mulryne e vlerëson sportin e tij të mëparshëm si një “mjet të mrekullueshëm për të mësuar virtyte të mëdha”.
I lindur në Belfast, mesfushori u anëtarësua në United në moshën 14-vjeçare dhe ishte anëtar i ekipit fitues të FA Youth Cup të klubit në vitin 1995 së bashku me Phil Neville, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
“Kam pasur një jetë të mrekullueshme si futbollist dhe isha shumë i privilegjuar, por me të gjitha gjërat përreth kuptova që përfundimisht kishte një lloj zbrazëtie me të. Isha mjaft i tronditur – pse nuk jam i lumtur kur kam gjithçka që duan të rinjtë”, tha ai.
“Më nisi në një udhëtim drejt eksplorimit të besimit tim, besimit që kisha si i ri”.
“Futbolli ishte ngritje dhe ulje e madhe dhe këtu ishte diçka që më jepte një ndjenjë të qëndrueshme kënaqësie”.
Mulryne e filloi karrierën e tij si lojtar i ekipit të të rinjve në Manchester United në 1994. Ai ishte në ekipin fitues të FA Youth Cup të vitit 1995 dhe u bë një ndërkombëtar i Irlandës së Veriut edhe para se të bënte debutimin e tij në ekipin e parë.