Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka reaguar pas deklaratës që bëri sot Agim Veliu në drejtim të Vjosa Osmanit.
Ymeri, ka shkruar në Facebook se deklarimet e sotme janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.
Ai shtoi se diskutimet për dukjen fizike të kujtdo në skenën publike, e veçanërisht në atë politike, përveç se denigruese e të poshtra.
Postimi i plotë:
Deklarimet e sotme të Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe thelbësisht të papranueshme.
Diskutimet për dukjen fizike të kujtdo në skenën publike, e veçanërisht në atë politike, përveç se denigruese e të poshtra, janë edhe të padijshme. Më shumë se sa për të apostrofuarin flasin për apostrofuesin. Ky i fundit në këto sulme del i gabuari, i padijshmi, pa sens as të politikës dhe as të humorit.
Kjo tregon për mungesën serioze të diskutimeve përmbajtësore në skenën politike. Kështu i tërë ligjërimi politik rrezikon të kalojë përmes personalizimit të politikës tek objektifikimi i personit. Kjo e çon diskutimin edhe një hap larg politikës dhe çështjeve me të cilat duhet të përballemi urgjentisht.
Edhe një herë: le të na tregojnë, në këtë rast LDK e Agim Veliu, çka do të bëjnë me problemet urgjente ekonomike, sociale e politike, sepse për tentim përqeshje banale dhe tonalitet abuziv e patriarkal, ka sa të duash në secilën tavolinë të secilës kafene dhe çajtore nëpër Kosovë