Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka zbuluar një plan stimulimi prej 1.9 trilion dollarë për ekonominë amerikane në lidhje me betejën me koronavirusin para se ai të marrë detyrën javën e ardhshme.
Nëse miratohet nga Kongresi, do të përfshinte 1 trilion për familjet, me pagesa direkte prej 1,400 dollarësh për të gjithë amerikanët.
Propozimi për ndihmë përfshin 415 miliardë dollarë për të luftuar virusin dhe 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla, raporton BBC./kk
Biden, një demokrat, ka premtuar të mundë pandeminë që ka lënë të vdekur më shumë se 385,000 njerëz në SHBA.
Ai bëri fushatë vitin e kaluar duke u zotuar të bënte një punë më të mirë për të trajtuar virusin sesa presidenti në largim Donald Trump, një republikan.