Për dy ditë u zhvilluan negociata të cilave iu paraprinë zhvillime me plot tensione në veri të Kosovës. Më saktësisht, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, u bllokuan nga serbë të pakënaqur, pasi Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi një masë reciproke për targa, siç e ka zbatuar Serbia tash e sa kohë, ndaj automjeteve të regjistruara në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Mirëpo i deleguari special Miroslav Lajçak sot e ka dhënë lajmin e mirëpritur se: marrëveshja është arritur.
Konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet palëve ai e ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter:
“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe u pajtuar për të mirën e njerëzve.”
Kjo marrëveshje, pritet të çojë në uljen e tensioneve dhe rikthimin në normalitet në dy pikat kufitare problematike./KosovaPost/
We have a deal! After two days of intense negotiations, an agreement on de-escalation and the way forward has just been reached. I thank Besnik Bislimi and Petar Petkovic for their readiness to negotiate and agree for the good of the people. pic.twitter.com/OuhuUWvuG0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 30, 2021