Një zëdhënës i talibanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani ishte një “vijë e kuqe” dhe se asnjë zgjatje nuk do të lejohet.
Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden kishte premtuar tërheqjen e trupave deri në afatin e 31 gushtit, ai ka thënë që personeli mund të ketë nevojë të qëndrojë për të vazhduar evakuimin e të gjithë amerikanëve nga vendi.
Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen, duke folur në një intervistë me transmetuesin britanik Sky të dielën, tha “nëse zgjaten, kjo do të thotë se ata po zgjerojnë pushtimin”.
Ai shtoi se çdo zgjatje do të krijojë “mosbesim” midis talibanëve dhe SHBA-së.
Shaheen gjithashtu mohoi se afganët po përpiqeshin të largoheshin nga vendi për shkak të frikës nga talibanët, duke thënë se ata që donin të largoheshin po e bënin këtë për “migrimin ekonomik”.
Ai pretendoi se çdokush që tha se ishin “të frikësuar” nga talibanët kishte “ekzagjeruar”, në një përpjekje për të kaluar në vendet perëndimore.
Që kur ata hynë në qytetin e Kabulit ka pasur skena të përditshme të njerëzve që mblidheshin në aeroport në përpjekje për të ikur nga vendi.
Ka pasur vdekje si rezultat i shtypjes nga turmat e mëdha, dhe madje edhe njerëzit që kapen pas aeroplanëve gjatë ngritjes, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Shaheen gjithashtu kishte pak simpati për familjet e ushtarëve nga vendet e NATO-s që kishin vdekur gjatë përpjekjeve 20-vjeçare për të qetësuar vendin, duke thënë “ata pushtuan vendin tonë”.
Ndërsa ai tha se Afganistani kishte parë “gjakderdhje”, ai pretendoi se “e kaluara është e kaluara”, duke shtuar se “ne duam të përqëndrohemi në të ardhmen”.