Pas shpalljes së Sali Berishës person non-grata nga ana e ShBA-ve, kanë reaguar shumë figura publike nga Kosova e Shqipëria. Vargut të reagimeve iu ka bashkuar edhe gazetari Milaim Zeka, shkruan Kosova Post.
Në një postim të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Zeka ka shkruar se:
“Me fole Sali Berisha per dinjitet, eshte sikur me fole prostitutate e Hamburgut per virgjinitet.”
Ish presidenti dhe ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, dje gjatë një konference për shtyp deklaroi se ai do ta ndjek rrugën ligjore për ta rikthyer dinjitetin e tij dhe të familjes së tij. Ndërsa i ftuar në emisionin Opinion te Blendi Fevziu, Berisha e cilësoi aktin e shpalljes non-grata, si tërësisht politik.
Por gazetari Zeka konsideron që Berisha po e ngatërron Amerikën me Edi Ramën. “Amerika nuk është Edi Rama i dashur Sali” – ka shkruar Zeka.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kjo puna e dinjitetit te Sali Berishes
Gjate krejte jetes te tij politike, nuk ka lane veprimtar te Kosoves pa e shpalle dhe etiketu si spijun te Beogradit. Keshtu ka bere edhe me Remzi Hoxhen, e vret, edhe e shpalle spijun serb. Njesoje ka bere edhe me Hashim Thaçin.
Motra jote kurve, ti ja ke marre gruane shokut, ti je prostitu neper rruge, ti ke djalin me babain tend, te gjitha keto jane shprehje te Sali Berishes. A me te renda jane keto, apo akuzat e Departamentit Amerikan te Shtetit?!
Me fole Sali Berisha per dinjitet, eshte sikur me fole prostitutate e Hamburgut per virgjinitet.
Amerika nuk eshte Edi Rama, i dashur Sali!