Zelanda e Re më 30 gusht kishte dhuruar 3 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit, transmeton Kosova Post.
Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta, ka njoftuar se vendi do të dërgojë edhe 3 milionë dollarë ndihmë humanitare në Afganistan, e njëjta shumë që u dërgua tashmë muajin e kaluar, shkruan AA.
Ajo në një deklaratë tha se Zelanda e Re dëshiron të përqëndrojë ndihmën tek gratë dhe fëmijët në Afganistan dhe se ajo do të drejtojë ndihmën për agjencitë përkatëse të Kombeve të Bashkuara UNICEF dhe UNFPA.
Zelanda e Re më 30 gusht donoi 3 milionë dollarë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit, ndërsa mjetet i pagoi tek Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Agjencia Ndërkombëtare për Migracion.
Autoritetet e Zelandës së Re para muajit maj evakuuan ushtarët e tyre që ishin përfshirë në misione në Afganistan për 20 vjet. Deri më 27 gusht, avionët ushtarakë të Zelandës së Re evakuuan edhe shtetasit afganë të cilëve u ishte dhënë viza.