Ukraina do të shqyrtojë nëse mund të furnizojë urgjentisht Poloninë fqinje me 100,000 tonë qymyr termik për ta ndihmuar atë të kalojë dimrin e ardhshëm, tha të shtunën Presidenti Volodymyr Zelenskiy, transmeton KosovaPost.
Në një fjalim në mbrëmje, Zelenskiy tha gjithashtu se kishte urdhëruar që të përshpejtohej puna për përmirësimin e linjës së transmetimit të energjisë nga centrali bërthamor i Ukrainës Khmelnytskyi në Poloni.
Ukraina dhe Polonia po rrisin prodhimin e këtij viti të qymyrit termik, lëndës djegëse fosile, duke u përgatitur për muajt më të ftohtë ndërsa Evropa po përballet me një krizë të sigurisë energjetike të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.
“Kam udhëzuar kabinetin që të shqyrtojnë mundësinë e furnizimit urgjent me 100,000 ton qymyr termik në Poloni tani. Ne kemi vëllime të mjaftueshme për veten tonë dhe mund t’i ndihmojmë vëllezërit tanë të përgatiten për këtë dimër,” tha Zelenskiy.