Fox Nexs pyeti presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky nëse Ukraina mund të mbajë Rusinë larg pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA.
“Do të ishte e vështirë për ne. Prandaj jam këtu,” përgjigjet ai.
Por ai shton se Ukraina nuk mund ta humbasë lirinë e saj, ka raporuar BBC, transmeon Gazeta Express.“Rusët erdhën në territorin tonë, në shtëpitë tona … ata vranë kaq shumë njerëz,” thotë Zelensky. “Thjesht për ta harruar, thjesht për të thënë se Putini është një djalë i shkëlqyer, jo”.
Zelensky thotë se është i hapur për diplomaci me Rusinë kur ka garanci sigurie për të ardhmen e Ukrainës nga SHBA.