Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra i shoqëruar nga shefja e kabinetit të MPB-së, znj. Jeta Tela, pritën në takim një delegacion nga Mbrojtja Civile franceze (Securite Civile) e cila është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës. Delegacioni francez ishte i përbërë nga Kolonel z. Delannoy, Kolonel z. Vial, si dhe atasheu policor në Ambasadën e Francës në Kosovë, majori z. Payet, transmeton Kosova Post.
Qëllimi i këtij takimi ishte vizioni i MPB-së për AME-në, praktikat më të mira dhe mundësitë e bashkëpunimit konkret dhe strategjik në mes dy ministrive në fushën e menaxhimit të emergjencave.
Gjatë vizitës së realizuar në Francë në qershor të këtij viti, ministri z. Xhelal Sveçla dhe Darmanin u dakorduan për një plan pune, pjesë e së cilit është edhe ky aktivitet e që nënkupton reformimin e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
Delegacioni francez do të qëndroj gjatë gjithëkësaj jave në Kosovë dhe pas takimeve të shumta do të japë një vlerësim të gjendjes dhe disa propozime konkrete për bashkëpunimin e të dyja vendeve në këtë fushë./KosovaPost/