Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës.
Zgjedhjet jane duke u mbajtur në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Deri tek zgjedhet erdhi pas dorëheqjes së kryetarëve në nëntor të vitit të kaluar, derisa me vendim të presidentes e koordinim të partive politike, u vendos që data e sotme (23 prill) të jetë ditë votimi.
Janë 18 mijë e 118 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto qendra.