Amina Nuraj, është një vajzë e re shqiptare nga Sanxhaku e cila në buzë rrezikun e fundit për tu asimiluar, si studentë, kishte mësuar identitetin e trungut shqiptar, të familjes së sajë dhe shumë bashkëvendësve të cilët në këtë territor të administruar nga Serbia, janë shtypur ndër shekuj e dekada, janë përndjekur e keqtrajtuar, janë asimiluar dhe gjuhën e tyre shqipe me kalimin e kohës pothuajse e kanë harruar.
Ajo tash është një aktiviste e nderuar e angazhuar për rikthim të shqiptarëve të sanxhakut në identitet, pranimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, zhvillimin dhe kultivimin e traditave shqiptare, e mbi të gjitha, luftën për fitimin e të drejtave në mësim të gjuhës shqipe dhe garantimit të të drejtave politike e demokratike të komunitetit, sipas ligjeve në letër që nuk zbatohen, por shqiptarët e këtij rajoni keqtrajtohen, diskriminohen dhe si pasojë janë në rrezik që edhe të asimilohen.
Amina ka filluar edhe një mision fisnik e patriotik, që veç kursit të cilin e organizon për mësimin e gjuhës nga të rinjtë e kësaj ane, ajo po zhvillon edhe intervista individuale, për ta dëshmuar se kush janë shqiptarët dhe sa janë në këtë anë, kundër të cilëve fatkeqësisht regjimi dhe historia e dhimbshme asnjëherë nuk kanë pushuar

























