Policia e Kosovës iu kërkon nga qytetarët për ta ndihmuar në rastin e zhdukjes së një 17-vjeçareje nga Gjakova, transmeton Kosova Post.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët” – thuhet në thirrjen e policisë, adresuar qytetarëve.
Personi viktimë është:
Sejhan (Sefedin) Nivokazi e lindur më: 27.12.2003, nga Fshati Skivjan-Gjakovë
Me datën 04.04.2021 në orën 20:40, në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.