Argetim Buzuku, 23 vjeçari nga Hajvalia është raportuar i zhdukur të shtunën dhe ende nuk dihet asgjë për vendin se ku ndodhet ai.
Policia ka njoftuar se rasti lidhur me zhdukjen e këtij të riu është duke u hetuar.
Ndërsa, në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës, thuhet ‘’PERSON I ZHDUKUR-Hajvali 03.06.2023-18:40. Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime’’.
Familja e tij ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Nëse dikush e sheh apo ka ndonjë informatë rreth Argëtimit Buzukut, telefononi në këtë numër: 045555577.