Më datë 08.07.2021, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në Pejë, është raportuar për zhdukjen e një femre, shkruan Kosova Post.
Në raport thuhet se në “Pejë, 08.07.2021 – 13:00. Një femër kosovare ka njoftuar se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e saj.”
Sipas raportit, njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./KosovaPost/