Është zhdukur një djalë i mitur në Vushtrri. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i të miturit i cili nga shtëpia ka dalë më 12 prill dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Faik Konica, Vushtrri / 12.04.2024 – 10:00. Ankuesi kosovar me 13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës