Rastet kur personat largohen nga shtëpitë e tyre pa lënë shënja nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur në Vushtrri, raporton Kosovapost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Republikës së Kosovës, raportohet se një grua është larguar nga shtëpia.
Familjarët e viktimës e kanë lajmëruar rastin në Polici, ndërsa nuk dihet ende vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i njëjtit ka dhënë urdhër që rasti të hetohet./KosovaPost/