Një vajzë e mitur është zhdukur në fshatin Vërbicë e Zhegocit në Gjilan.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar babai i saj.
Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.