Nga një kanal në Kamenicë, një person është nxjerrë i gjallë.
Zjarrfikësit u informuan me kohë dhe më pas intervenuan për ta shpëtuar personin që kishte mbetur në kanal.
Pamjet nga intervenimi u publikuan në një faqe në Facebook të zjarrfikësve të Kamenicës.
“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal.NE NUK NDALEMI KUR LODHEMI, NE NDALEMI KUR MBAROJMË!”, shkruhet në një postim në këtë faqe.