Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

    Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqje

    Ushtria izr@elite kryen su*lme të reja ajrore në G@za, vazhdon me shkeljen e armëpushimit

    Të paktën 30 palestinezë të vr@rë nga su*lmet izr@elite në G@za

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

    Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

    LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

    LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti shpjegon: Si u bashkua politika me pushkën për lirinë e Kosovës

    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

ZPS-ja kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

01 Gusht 2024, 12:51
në Kryesore, Lajme
ZPS-ja kërkon vazhdimin e paraburgimit për Thaçin dhe Veselin
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Për Thaçin dhe Veselit, ZPS-ja i ka bërë dy kërkesa të ndara, me anë të së cilave thekson se ekziston rreziku që dy të akuzuarit të pengojnë procesin gjyqësor, të kryejnë krime të tjera ose edhe të arratisen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Asnjë nga modalitetet e lirimit me kusht nuk është në gjendje të zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet…Rreziqet përkatëse mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektet e paraburgimit të DhSK-së, siç është riafirmuar së fundmi nga ky Panel”, thuhet në dy kërkesat e ZPS-së.

Po ashtu, në të dyja kërkesat, ZPS-ja ka rikujtuar se sa i takon rreziqeve të pengimit të procedurave të DhSK-së, dhe rrezikut për kryerjen e krimeve të mëtejshme nga të akuzuarit, Paneli ka konstatuar se asnjë nga kushtet e propozuara më parë dhe as ndonjë masë shtesë nuk mund t’i zbus rreziqet të cilat ekzistojnë në këtë rast.

Sipas ZPS-së, asgjë nuk ka ndryshuar që nga vendimi i fundit i trupit gjykues për vazhdimin e paraburgimit ndaj dy të akuzuarve.

ZPS-ja ka shtuar se sjellja e Thaçit përfaqëson një rrezik jashtëzakonisht të rritur e sidomos me vazhdimin e gjykimit dhe zbulimin e mëtejshëm të provave.

“Përkundrazi, sjellja e Thaçit tani përfaqëson një rrezik të jashtëzakonshëm të rritur që edhe kufizimet dhe monitorimi standard i komunikimeve të Qendrës së Paraburgimit janë të pamjaftueshme për ta zbutur atë, duke e bërë të nevojshme vendosjen e një regjimi edhe më të rreptë nga ky Panel. Prandaj, sidomos në lidhje me vazhdimin e gjykimit dhe zbulimin e mëtejshëm të provave, rreziqet bazë janë më të larta se kurrë”, thuhet në kërkesën e ZPS-së.

Po ashtu, sa i takon sjelljes së Veselit, ngjashëm thuhet edhe në kërkesën e ZPS-së për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

ZPS-ja rikujtoi sërish arsyetimin e Panelit për vazhdimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve, ku për Thaçin kishte konstatuar se duhet vlerësuar faktet e çdo rasti dhe veçoritë e tij personale e që përfshijnë ndikimin dhe autoritetin e të akuzuarit, njohuritë e tij mbi akuzat dhe provat kundër tij, mundësinë për një dënim të gjatë me burgim, rrezikun e pengimit të procedurave, kryerjes së krimeve, etj.

Ndërsa, në kërkesën për Veselin, ZPS-ja rikujtoi arsyetimin e panelit për vazhdimi e paraburgimit ndaj tij, duke theksuar se ai është i akuzuar për dhjetëra akuza të krimeve të rënda ndërkombëtare, në të cilat pretendohet se ka luajtur rol të rëndësishëm dhe nëse dënohet mund të përballët me burgim të gjatë, etj.

Si rrjedhojë, ZPS-ja ka parashtruar se duke marrë parasysh këta faktor dhe faktorët shtesë, masa e paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit vazhdon të jetë e arsyeshme dhe se ata duhet të mbesin në paraburgim.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Etiketat: Hashim ThaçiKadri VeseliZPS
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Specialja pritet të bastis edhe banesën e prindërve të ish-këshilltarit të Thaçit

‘‘Dielli do të lindë përsëri’’, Behrami ndan një video të rrallë të Thaçit: Specialja, vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit

8 muaj më parë
Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Garancia e policisë nuk kryen punë, Specialja ua refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

9 muaj më parë
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore

9 muaj më parë
Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

9 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH