Zv.Ministri komenton deklaratat e Morinës për Enver Malokun: Kryeprokuror çka po pret

Zv.Ministri komenton deklaratat e Morinës për Enver Malokun: Kryeprokuror çka po pret

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka reaguar pas deklaratave të analistit Bajrush Morina, i cili ka thënë se i di vrasësit e Enver Malokut

Zeka mbetet i befasuar se si institucionet nuk po ndërmarrin veprime konkrete për të zgjidhur rastet e krimeve të pasluftës.

“Dje dëgjova Bajrush Morina ku në njëfarë mënyre i dinë vrasësit e intelektualit Enver Maloku, del publikisht e nuk shihen veprime konkrete të institucioneve tona shtetërore. O njerëz çka jeni ka bëni. Veproni. Çfarë pret kryeprokurori i shtetit”, ka thënë Zeka.

Njerëzit dalin në publik dhe flasin hapur për raste të dhimbshme të vrasjeve dhe sipas Zekës heshtën këto gjëra.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e një të dënuari për krimet e pasluftës të dhëna mbrëmë përmes televizionit.

“Rasti i mbrëmshëm në televizioni Klan ishte shok për qytetarët e Kosovës. Këtu dikush duhet të jetë prapa grilave ata që po akuzojnë apo ata që kanë bërë veprën. Mjaftë më, mos flini”, ka deklaruar Zeka.

You may also like

Shikoni se çfarë bën fansja nga Moska për reperin shqiptar

Ai është një nga reperët më të njohur