Sipas një artikulli të publikuar në Blic.rs, tashmë janë hedhur poshtë pretendimet se drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) Angelina Ejhorst të jetë autorja e të ashtuquajturës “non-paper” mbi të ardhmen e Kosovës, transmeton Kosova Post.
“Drejtoresha Ekzekutive e EEAS Angelina Eichhorst, as ndonjë nga institucionet e BE-së, nuk kanë asnjë lidhje me këtë dokument, as nuk e hartuan atë, e as nuk e mbështesin atë. Çdo informacion që pretendon të kundërtën është i pasaktë” – citohen të kenë thënë zyrtarët e BE-së.
Sipas tyre “jo-letra e pretenduar nuk pasqyron pikëpamjet e BE dhe vetë BE distancohet fuqimisht nga ajo dhe nuk ka asnjë lidhje me të”.
Po sipas Blic.rs, ishte Kryeparlamentarit Ivica Daçiqi ai që hodhi zjarr mbi spekulimet se Eichhorst kishte gisht në tërë këtë çështje./KosovaPost/