Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, nuk mund të vazhdojë emisarët Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Sipas saj, ata i kanë mbajtur anën Serbisë.
Schneeberger po ashtu thotë se Kosova nuk duhet të pranojë një asociacion një etnik, sepse kështu Beogradi do t’i kontrollojë gjithmonë serbët në veri.
Ajo ka thënë se është e papranueshme cenimi i sovranitetit të një vendi të pavarur.
“Angazhimi i Borellit dhe Lajçakut nuk ka treguar rezultat, sepse autokratet kanë nevojë për fjalë të qarta, sepse gjuha e Borrell e Lajçak i ka stimuluar këta autokrat për veprime të tilla. Ata nuk janë objektiv në dialog, dhe si ndërmjetësues ata nuk guxojnë të jenë të njëanshëm, ata i kanë interesat e Serbisë në rend të parë, duke e dërguar dialogun në një qorrsokak”, ka thënë Schneeberger në rtk.


























