Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me keqardhje e ka pritur lajmin për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Kurti, ka shkruar në Twiter, se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe solli vlera evropiane në institucionet e Bashkimit Evropian.
‘Do të na mungojë tmerrësisht’, ka shkruar Kurti.
“Me keqardhje mësojmë për ndarjen nga jeta të David Sassolit, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, shkroi Kurti.
Kujtojmë se David Sassoli vdiq në orët e para të ditës së sotme.
Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe kishte anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare.
We are sad to learn of the passing of David Sassoli, the president of the European Parliament, a friend to Kosova and a man who truly brought European values into EU institutions. We will miss him terribly.
— Albin Kurti (@albinkurti) January 11, 2022