Presidentja Vjosa Osmani me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor ka bërë thirrje për kujdes ndaj vetes.
Ajo në një status në Twitter ka shkruar se duhet të gjeni kohë për veten dhe më të dashurit tuaj.
“Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor ju bëj thirrje të gjithëve të ndani një moment për veten dhe të dashurit tuaj. Shumë njerëz në shoqërinë tonë luftojnë me shëndetin mendor dhe ne duhet ta trajtojmë atë me të njëjtën urgjencë si shëndeti ynë fizik. Vetëm pse ne nuk mund ta shohim një problem të tillë, nuk do të thotë se nuk po ndodh”, shkruan Osmani.