1 mijë e 438 kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Francë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 17 mijë e 167.
Ky është numri më i madh brenda një 24-orëshi qëkur koronavirusi u paraqit në Francë, njofton AFP.
Sipas raporteve, në 24 orët e fundit nëpër spitale kanë vdekur 514 persona, ndërkohë 924 në ambiente tjera, si nëpër shtëpi të të moshuarve.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është rritur në 17 mijë e 167.
Ndërkohë në gjithë botën, numri i të infektuarve ka shkuar mbi dy milionë, kurse i të vdekurve mbi 130 mijë. Të shëruar janë mbi gjysmë milion persona.