Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë 10 arsye që sipas tyre Vjosa Osmani nuk duhet të jetë presidente e Kosovës, përcjell Kosova Post.
10 arsye pse sipas PDK Vjosa Osmani nuk duhet të jetë presidente e Kosovë:
1. Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse.
2. Vjosa Osmani është kandidate partiake dhe jo konsensuale.
3. Vjosa Osmani është e njëanshme. Ka përdorur zyrën e Presidencës për pazare politike.
4. Vjosa Osmani është në diktatin e plotë të Albin Kurtit dhe interesave të tij. Presidenti duhet të jetë i pavarur.
5. Vjosa Osmani nuk është institucionaliste por populiste. Si U.D. Presidente ka nënshkruar koalicion parazgjedhor dhe ka bërë veprime në kundërshtimin me ligjin.
6. Vjosa Osmani është e ndikueshme politikisht dhe i ka shërbyer vetëm interesave personale.
7. Vjosa Osmani është propozim shantazhues. Në vend të një kandidati konsensual, mazhoranca po kërcënon me një krizë të re që janë zgjedhjet e parakohshme.
8. Vjosa Osmani nuk udhëhiqet nga parimet e interesit shtetëror, por nga kalkulimet. Kundërshtoi Demarkacionin me Malin e Zi që i humbi Kosovës vizat dhe të njëjtin e votoi pas dy vitesh.
9. Vjosa Osmani nuk ka platformë të qartë për shumë tema të brendshme dhe të jashtme të cilat janë shumë jetike për të ardhmen e Kosovës.
10. Vjosa Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku LVV do ta kishte pushtetin absolut dhe do të instalohej sistemi njëpartiak.