Club Brugge është ekipi i 38-të që Leo Messi i shënoi gol në Champions League, shkruan KosovaPost.
Mbrëmë Leo Messi ka thyer edhe një rekord në kuadër të Ligës së Kampionëve, kështu duke iu shënuar 38 ekipeve të ndryshme gol, e që këtë e bëri mbrëmë më skuadrën nga Parisi, ‘viktimë’ e të cilit ishte Club Brugge, me rezultat përfundimtar 4-1.
Këto janë 10 skuadra të cilave sulmuesi argjentinas iu ka shënuar më së shumti gola:
Arsenal, 6 ndeshje, 9 gola.
Celtic 6 ndeshje, 8 gola.
AC Milan 8 ndeshje, 8 gola.
Leverkusen 3 ndeshje, 7 gola.
Man City 8 ndeshje, 7 gola.
Ajax 3 ndeshje, 6 gola.
PSG 10 ndeshje, 6 gola.
Lyon 6 ndeshje, 5 gola.
FC Bayern 6 ndeshje, 4 gola.
Man United 6 ndeshje, 4 gola.