Ambasada e SHBA në Tiranë uroi Forcat e Armatosura në 111-vjetorin e krijimit të tyre.
Në një mesazh në rrjetet sociale, SHBA theksoi angazhimin e përbashkët të FA dhe NATO për të promovuar paqen dhe sigurinë.
“Si një aleate dhe partnere e NATO-s, SHBA uron Shqipërinë në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, 4 dhjetor i vitit 1912. Ne jemi të fokusuar të shohim përpara drejt forcimit të bashkëpunimit, duke qenë krah për krah në misionin tonë për të promovuar paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, Europë dhe btë”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.