Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 12 gra shtatzëna janë duke u trajtuar nga Covid-19 në Klinikën e Gjinekologjisë.
Në tërësi nga Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 212 pacientë.
Me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Covid- 19: Në QKUK dhe spitale po trajtohen 212 pacientë
212 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 71 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë,7 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit,17 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 22 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë