I pari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kosova prej vitesh po përballet më pasoja të mëdha, si pasojë e politikës.
Në të dyja këto dimensione, dy partitë udhëheqëse gjatë vitit 2020 kanë dëshmuar se drejtimi i tyre është për t’u shqetësuar.
Sipas Hoxhajt, për qytetarët e Kosovës zgjidhja më e mirë është Partia Demokratike e Kosovës.
“Rreziku i tretë buron rreziku nga stabiliteti i rrezikshmërisë për shkak të përçarjes, fragmentimit të skenës politike në vend, për shkak të hasmërive dhe armiqësive në mes partive politike dhe mendojmë se klasa politike duhet të jenë bashkë dhe të përballohen këto sfida.Qytetarët kërkojnë konsistencë, lidership të formuar dhe vendosshmëri të kalohen këto hasmëri politike aktuale.Për më shumë Kushtetua dhe sistemi politik është i rregulluar në atë formë, saqë kërkoj bashkëpunim në mes të partive politike.Rreziku i katër vjen nga vetë Gjykata Speciale, atje nuk janë duke u gjykuar thjeshtë heronjtë tanë, por është gjykatë ekzistenca e shtetit të Kosovës.Më lejoni të them se Kosova nuk është një shtet i dështuar dhe i ndërtuar nga kriminelët e luftës, por shtet i ri i ndërtuar nga heronjtë e saj që për një kohë të shkurtër ka arritur shumë nga qytetarët trima, punëtorë dhe të mençur që meritojnë respekt për angazhimin e tyre.Prandaj në këtë kontekst duhet të reagojmë respekt për historinë, institucionet dhe vlerat tona e parimet të cilat kemi qëndruar si shtet dhe si popull”, tha Hoxhaj.
Tutje Hoxhaj tha se ka bashkëbiseduar me qytetarët dhe se e dinë se çfarë u duhet atyre.
“Respekti në kohën në të cilën jemi, në një kohë të fushatë parazgjedhore, kërkon që ti dëgjojmë të flet të bisedon me qytetarin dhe një gjë të tillë e kamë bërë gjatë javës së fundit, ku po thuajse kam qenë nga dy-tri herë në komunat e Kosovës e kam biseduar me çdo grup të mundshëm të qytetarëve dhe për zgjedhjet që do të mbahen e që janë lajm i mirë për Kosovën pasi me këto zgjedhje u jepet fund gabimit të madh politik, shoqëror në vend. PDK do ta prezanton programin e saj para qytetarëve dhe është program i qytetarëve sepse ne e kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë ata, sepse kemi marr idetë e tyre dhe kemi kuptuar prioritetet dhe shqetësimet e tyre dhe s’ka parti tjetër politike që ka më shumë përvojë, dije, guxim dhe vendosmëri për t’i zgjidhur problemet që kanë qytetarët, në përputhje me praktikat më të mira.Qytetarët janë shumë të shqetësuar me ekonominë në të cilën është vendi dhe pasojat e ekonomisë dhe janë të shqetësuar me shëndetësinë dhe mungesën e kapacitetin e dobët të shëndetësisë. Janë të shqetësuar me korrupsionin e lartë dhe me dështimin e sundimit të ligjit, të shqetësuar me pozitën që ka Kosova në vendet ndërkombëtare”, shtoi Hoxhaj.
Enver Hoxhaj tha se qytetarët i kanë kthyer syt nga PDK-ja, që sipas tij është subjekti i vetëm politik që mund ta nxjerr vendin nga kriza ekonomike dhe nga balta politike që e kanë futur dy partitë politike si VV-ja dhe LDK-ja.
“Besoj se iu ka bërë përshtypje një cicërime në Twitter, ambasadori Delawie i cili shprehi mendimin e tij kur pati trazira në Kongresin e Amerikës, e kjo nënkupton se duhet thënë jo se Kosova nuk është shtet i banditëve e i gazit lotsjellës, e i kriminelëve e të korruptuarve.E kushdo që e thotë këtë brenda dhe jashtë e dëmton Kosovën, sepse ne duhet të tregojmë respekt për historinë dhe të arriturat tona”, tha ai. ln