Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdoi vizitën e tij drejtë Suharekës, ku atje takoi një grup fermerësh dhe një fabrikë mobiljesh, shkruan Kosova Post.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se Kosova ka potendial të madh zhvillimi dhe garancë për këtë janë bizneset vendore, punën e të cilave Haradinaj po e përcjellë nga afër.
“I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi” ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Gjatë vizitës në Suharekë, takova një grup fermerësh e gjithashtu vizitova fabrikën e mobiljeve “Te Naseri”. I impresionuar me përkushtimin dhe vullnetin e tyre për punë, veçanërisht grave ndërmarrëse të cilat çdo ditë e më tepër po bëhen shembuj suksesi.