Shkruan: Fadil Pushkolli
Populli turk me vite ka luftuar kundër puçeve dhe forcave tradhtare, por edhe 15 korriku konfirmoi guximin dhe fuqinë e vet.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar, i cili la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.280 të tjerë të plagosur.
Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin nëpërmjet infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.
Turqia shënon 15 korrikun si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar me ngjarje që nderojnë ata që humbën jetën duke mposhtur puçistët dhe që kujtojnë trimërinë e kombit.
Kosova i është mirënjohëse Turqisë që i është gjindur Kosovës pranë në kohë të vështira, por edhe në kohë të mira dhe se tani po ndihmon në sigurimin e njohjeve për shtetin e Kosovës si dhe për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Terroristët janë terroristë janë të njëjtë, si në Ankara, në Prishtinë, në Bruksel, në Berlin, në Paris apo Washington.