Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.
Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.