Ngritja e çmimit në shumë artikuj ushqimor ka ngritur edhe më tepër shqetësimin tek qytetarët.
Së fundi reagime të shumta ka ngjallur ngritja e çmimit të vajit ushqimor, ku nga 1.60 cent sa ishte ditëve të fundit sot është raportuar se një shishe vaji ka shkuar në 3.49 cent.
E për një gjë të tillë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është krim dhe se kjo po ndodh me lejen e Qeverisë.
“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqua me situatën në teren. A ka inspektor ky vend që ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.