Policia e Kosovës ka njoftuar se në veriun e vendit janë djegur edhe tri vetura me targa RKS.
Të njëjtat iu përkasin komunitet serb e që kanë qenë të parkuara në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit janë iniciuar rastet ‘zjarrvënie’ për procedura të mëtejme hetimore.
E për këtë nga Presidenca po e fajësojnë Serbinë sepse ajo po përpiqet të krijojë frikë tek qytetarët, raporton Gazeta10.
“Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa 🇽🇰. SRB po përpiqet të krijojë një klimë frike për të prishur jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, thuhet në postimin në Twitter.