Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie për dy centë krahasuar me ditën e kaluar.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të tregtohet me 1.72 euro, nga 1.74 euro sa ishte një ditë më parë.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është përcaktuar në 1.41 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me 0.88 euro për litër.
Nga MINTI bëhet e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të mbesin të njëjta edhe gjatë ditës së hënë.


























