Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani u shpreh se vizitën e përfundoi pranë trupave të përkushtuar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misionin e KFOR-it.
“E përfundova vizitën time në Kosovë me një takim pranë trupave të përkushtuar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misionin e KFOR-it.”, tha ai.
Hasani njoftoi se ka pasur diskutim produktiv me Gjeneral Major Özkan Ulutaş ku ka vlerësuar bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Pata një diskutim produktiv me Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Vlerësova bashkëpunimin e fortë mes KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin.”, ka përfunduar ai.