Përmes një komunikate për publikun, Policia e Kosovës ka bërë ditur se ka konfiskuar një aparat ultrazëri në Leposaviq, i cili ishte futur ilegalisht nga Serbia, transmeton Kosova Post.
Sipas raporit policor, rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 12:25.
Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.