Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar fuqishëm dhunën ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen.
Ai u shpreh se aleatët e NATO-s qëndrojnë bashkë për të mbrojtur vlerat, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
“I tronditur kur dëgjova për dhunën ndaj mikes sime Mette Frederiksen e aleatit tonë Danimarkës. Dënoj fuqishëm çdo dhunë ndaj liderëve tanë politikë. Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur vlerat tona, lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit”.k.kosova